Është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun.

Shehu, ish sekretare gjyqësore pranë gjykatës administrative Vlorë, u arrestua më datë 12 dhjetor këtë javë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur ajo ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Seanca gjyqësore ka nisur rreth ore 9 të mëngjesit dhe ka zgjatur për 40 minuta. Për Edlira Shehun nga gjykata e shkallës se parë është lënë në fuqi masa e sigurisë “Arrest me Burg”.

Ajo akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe Zhdukje ose humbje të fashikullës.