Në burg për prostitucion/ Flet babai i “Zogut të Tiranës”: Hermesi është viktimë, jo tutor

13/01/2020 - 16:23

Arrestimi i Hermes Nikaj i njohur si “Zogu i Tiranës” ka qenë një nga çështjet më të komentuara në mediat online dhe jo vetëm. Fakti që Nikaj u arrestua nga policia për akuzat si “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit” e nxehën akoma më shumë debatin.

Menjëherë më pas në mediat online u publikuan përgjime ku Nikaj së bashku me vajza të showbizz-it fliste për prositucion. Sot në “Shqipëria live”, babai i tij Mariglen Nikaj foli ekskluzivisht në ekranin e “Top Channel” për këtë gjë.

“Djali im jo vetëm nuk është marrë me këto gjëra që thuhen në media, jo tutor e ku di unë, se po të ishte tutor ai do kishte lekë të madh, por atij 200 mijë lekë të vjetra iu gjetën në bankë”, tha i ati.

Hermesi i kapur në momentin e kapjes nga policia tregon i ati ka qenë në një hotel me një vajzë dhe djalë tjetër. “Djali mua më ka thënë, këto herë që unë kam qenë në burg ta takoj, se jo vetëm nuk ka qenë lakuriq, por kemi qenë në tavolinë me nga një pije energjike dhe janë gënjeshtra këto që thuhen”, tha ai më tej.

“Të nesërmen që është arrestuar e kam takuar dhe më ka thënë këto fjalë që po ju them. Para se të arrestohej erdhi në shtëpi, ndenji 2-3 orë deri pasdite dhe iku. Është një monstruozitet i madh. Unë si mashkull, nuk mund t’i marr me zor këtë vajzën apo djalin t’i çoj lart. Nuk flitet as për marrje lekësh e as për dhënie lekësh. E kam takuar atë djalin që ka qenë me ta në hotel”, tha i ati. /TCH/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është shtyrë për në muajin shkurt publikimi i një metodologjie të re të Komisionit Evropian, e cila ka për qëllim të ndryshojë mënyrën e

Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme.

Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për herë të parë si kryediplomate në vendin tonë.

OSBE-ja ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2019, i cili tregonte se vendi ynë ka humbur 7 pozicion

Gazetari Artan Hoxha dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, pasditen e sotme kanë shkuar në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me

Gazetari Artan Hoxha, i cili bëri publike videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme, në orën 17.57. Epiqendra ka qenë në rrethin e Korçës.

Ditën e sotme, mediat raportuan se Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi” që ushtronte aktivitet prej disa vitesh në Tiranë.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Akademinë e Sigurisë, ku bashkëbisedoi me studentë ekselentë të Policisë Krimi

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla do të paraqitet sot pranë SPAK, pasi është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët të cilët k