Në ditën e parë të shkollës, Prefekti i Qarkut Durrës premton mbështetje të vazhdueshme

16/09/2019 - 15:37

Prefekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto e nisi ditën sot me vizitat e urimit për një fillim të mbarë e sa më të frytshëm në rrugën e dijes në dy prej shkollave të mesme të bashkisë Durrës, "Leonik Tomeo" dhe në gjimnazin profesional “Hysen Çela”.

Teksa ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një fillim sa më të mbarë e të suksesshëm të vitit shkollor, Nasto ju premtoi atyre mbështetje të vazhdueshme duke theksuar se çdo ditë të punës së tij prioritet do të jenë shkollat dhe kushtet e tyre si një nga objektivat kryesor në shërbim të komunitetit.

Gjithashtu ai është shprehur se ndjente kënaqësi që një pjesë e konsiderueshme e nxënësve dhe mësuesve në qarkun tonë këtë vit kanë mundësinë të zhvillojnë mësimin në kushte e standarte të duhura bashkëkohore si pasojë e investimeve të bëra në këtë drejtim nga qeveria dhe Bashkitë.

Sot më datë 16 shtator 2019, 23.828 nxënës janë ulur në bankat e shkollës, në 55 shkollat e sistemit parauniversitar të arsimit publik në bashkinë Durrës. Ndërkohë 1479 gjimnazistë kanë nisur klasën e 10-të, duke hedhur një hap më tej në formimin e tyre të përgjithshëm apo profesional.

Prefektura ka qenë e angazhuar javët e fundit duke ndjekur nga afër në terren e monitoruar të gjitha shkollat për ndërhyrjet e nevojshme në infrastrukturën shkollore dhe pajisjen me bazë materiale me qëllim t’ju sigurojë nxënësve dhe mësuesve kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimor.

Gjithashtu Shërbimet e Policisë së shtetit si dhe strukturat e Policisë Bashkiake në zbatim të Planit të Masave të hartuar kanë qenë prezente me shërbimet e tyre pranë shkollave të qytetit për të rritur sigurinë në nisje të vitit të ri shkollor me qëllim normalizimin e trafikut si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë e nxënësve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teksa mbrëmjen e së mërkurës vulosi përfundimisht JO-në për fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, presidentit fr

100 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astrit”

Projekti me vlerë rreth 285 milionë lekë dhe i financuar nga qeveria dhe ministria e Financave synon t’i japë një pamje komplet ndryshe s

Jep dorëheqjen kreu i Urbanistikës në bashkinë e Durrësit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për operacionin policor të zhvilluar sot në qytetin e Vlorës, ku u arrestua personi i arr

Në një vit në Shqipëri prodhohen 26 mijë tonëqese plastike.

Në Autoritetin Rajonal të Ushqimit në Durrës është komanduar drejtuesi i ri.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës në zonën e Astirit.