Në ditën më të bukur të jetës së tij, mjeku nga Durrësi u kthye në “hero”

20/05/2019 - 23:12

Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër.

Është kjo historia e mjekut nga Durrësi që punon në Itali, Sokol Berishës, i cili sapo i tha “PO” dashurisë së jetës së tij dhe po përgatiteshin për një ditë feste u vu menjëherë të ushtronte profesionin e tij.

Pikërisht, kur sapo dolën nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, mjeku pa një zonjë që ishte rrëzuar në tokë.

Menjëherë nuk hezitoi t’i shkonte në ndihmë dhe kështu i shpëtoi jetën 60-vjeçares, duke përdorur defibrilatorin e vendosur në kishë për ndihmën e shpejtë. Pasi mjeku i dha ndihmën e parë, 60-vjeçarja, e cila ishte turiste, u dërgua në spitalin e Materas.

Berisha, i cili u quajt “dhëndri hero”, njihet në botën e rrejteve sociale si administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e hënë, ku do të miratojë listën e kandidatëve për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Anija shqiptare "Oriku" dhe ekuipazhi i saj që ndodhet me mision në detin Egje, ka shpëtuar në tre operacione të ndryshme 111 emigrantë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpallur 12 vende të lira në Shërbimin Diplomatik shqiptar.

Këtë të shtunë, Shqipëria do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta, por vran

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre.

Në kuadër të “Javes Europiane të Lëvizjes”, Bashkia Shijak në bashkëpunim me kopshtet dhe shkollat zhvilluan aktivitete të ndryshme sensi

Bllokohet një anije ruse e ngarkuar me grurë në portin e Durrësit.

Fundjava me diell do t`i lërë vendin ditëve me reshje dhe temperatura të ulta.

Ditën e fundit të shtatorit, në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, të gjithë të interesuarit do të mund të ndjekin një spektakël nd