Kapriçot e motit s’kanë të ndalur në Shqipëri. Kur u duk se vera kishte mbërritur dhe temperaturat po rriteshin, moti ka ndryshuar papritur.

Sot në kryeqytet dhe në pjesën më të madhe të vendit kanë rënë reshje të dendura shiu, ndërkohë që në qytetin e Durrësit moti ka qenë shumë i nxehtë.

Pritet që moti të përmirësohet sërish në fundjavë.