Epiqendra e tërmetit të fortë 5.1 ballë të regjistruar paraditen e së mërkurës ishte fshati Hamallaj, në Durrës. DurrësLajm ishte sot në fshatin në veri të qytetit bregdetar, afër Gjirit të Lalzit.

Fshati Hamallaj, karakteristikë të tij ka banesat e reja 2-3 katëshe, si dhe disa banesa shumë vjeçare që datojnë në vitet e komunizmit, e që janë kryesisht një katëshe.

Në orën 11,00 kur u regjistruan lëkundjet e para, banorët kanë qenë në shtëpi. Ata thanë për DurrësLajm se për herë të parë në jetën e tyre kishin përjetuar lëkundje kaq të forta tërmeti, të cilat shkaktuan panik shumë të madh, kryesisht tek fëmijët.

Dëmet nga tërmeti kanë qenë minimale, kryesisht tek shtëpinë e vjetra. Ndërsa banesat e reja nuk janë dëmtuar.

Ndiqni deklaratat e banorëve, dhënë për grupin e xhirimit të DurrësLajm:

K.H.