Në kërkim prej disa muajsh, arrestohet ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku

07/07/2020 - 08:55

Merr fund arratia e Agim Kajmakut. BalkanWeb raporton se ish-kryetari i Bashkisë së Vorës është arrestuar dhe tashmë ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kujtojmë se Prokuroria firmosi urdhër-arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar por që atëhere ish-kryebashkiaku nuk u duk më, duke i shpëtuar për muaj me radhë uniformave blu.

Ai u denoncua fillimisht nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash. Greqia e shpalli të pafajshëm, ndërsa rezultoi e vërtetë që në vitin 2003 ai ishte në kërkim për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk u kap pasi kishte ikur në Shqipëri.

Por në formularin e dekriminalizimin Kajmaku e fshehu këtë rast, duke cuar në shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut pak muaj pasi e kishte marrë këtë post.

Kajmaku u shpall në kërkim pasi KQZ e shkarkoi, ndërkohë që ai vijoi të bëjë kryebashkiakun duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, Laureta Omerni dhe Hekuran Brahimajn duke zgjedhur Gent Picarin në këtë post (Picari u shkarkua më vonë).

Prokuroria e akuzon ish-kryebashkiakun për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti Ralf Gjoni i cili u prek nga COVID-19, pas rreth dy javësh shërohet nga kjo sëmundje.

Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sot në 32-vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela, bashkëshortja e tij Lavdije Nela kërkon nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik një mbledhje jashtë rradhe ku janë miratuar disa vendime të

Numri i pushuesve në bregdetin e Durrësit ka ardhur në rritje gjatë ditëve të para të muajit gusht.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me ekipin e mjekëve dhe infermierëvë italianë

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Pas lajmit të publikuar në RTV Ora se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nisur për mjekim më të specializuar kundër koronavirusi

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënd