Partnerët ndërkombëtarë vijojnë të sjellin ndihma për Shqipërinë, e cila është prekur nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi dëme të shumta dhe fatkeqësisht viktima.

Ekipe të huaja kërkim dhe shpëtimi kanë ardhur në Durrës, ku vazhdon ende puna për nxjerrjen e banorëve të gjallë apo trupat e pajetë të cilët qëndrojnë nën rrënojat e banesave të shembura prej mëngjesit të së martës.

Mësohet se një grup specialistësh shpëtimi nga Izraeli sapo ka mbërritur Aeroportin Nënë Tereza. Specialistët do ti vijnë në ndihmë ekipeve të ndihmës të ardhur gjatë ditës së djeshme.

Ekipe ndihme nga BE, Greqia, Turqia, Franca, Italia, Kroacia, Rumania, Zvicra, SHBA, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia kanë mbërritur dhe janë në terren.