Sot është dita e nëntë e protestës për banorët e Shkozës.

Ata kanë dalë sërish duke bërë thirrje për mbrojtjen e banesave të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.

Gjatë ditës së sotme ka vazhduar shembja e ndërtesave të tyre.

Për të njëjtën arsye, po ashtu për më shumë se një muaj protestojnë dhe banorët e Astirit.