Turizmi i vitit 2019 bëri bashkë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe atë të Mjedisit Blendi Klosi, të cilët diskutuan  planin e masave për sezonin turistik. Lleshaj u shpreh se asnjë prej plazheve nuk do të lejohet të kryejë aktivitetin nëse nuk ka plotësuar kriteret ligjore.

Asnjë segment plazhi nuk do të jetë në funksionim pa plotësuar kriteret ligjore.

Kjo ishte deklarata që bëri ministri Lleshaj gjatë takimit me ministrin e Mjedisit Blendi Klosi dhe prefektët për planin e masave për turizmin.

Ministri Klosi, tha se sezoni turistik në vendin tonë do të nisë që nga muaji prill e deri më 31 tetor.