Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Në takimin e ambasadës së SHBA, Celibashi: Nxis të rinjtë të votojnë e të jenë qytetarë aktivë!

08/04/2021 - 18:57

Ambasada e SHBA ka njoftuar se Këshilli Rinor i saj ka nisur fushatën anti-korrupsion në Shqipëri, ku i ftuar i parë ka qenë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Ai foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, mekanizmat për monitorimin e partive politike në zgjedhje, verifikimin e kandidatëve dhe përfshirjen e të rinjve në administrimin e procesit zgjedhor.

Sipas ambasadës, Celibashi i nxiti të rinjtë të votojnë e të jenë qytetarë të angazhuar dhe aktivë.

NJOFTIMI NGA AMBASADA E SHBA:

Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane filluan sot fushatën e tyre anti-korrupsion me serinë e Youth Talk, ku Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Z. Ilirjan Celibashi ishte folësi i ftuar. Z. Celibashi foli për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mekanizmat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përdor për të monitoruar partitë politike gjatë zgjedhjeve. Anëtarët e Këshillit Rinor bënë pyetje në lidhje me procesin e verifikimit të kandidatëve dhe hapësirat e përfshirjes së të rinjve në administrimin e procesit zgjedhor. Z. Celibashi i nxiti të rinjtë që të votojnë dhe të jenë qytetarë të angazhuar në mënyrë aktive!

The U.S. Embassy Youth Council Albania started their anti-corruption campaign ëith their Youth Talk series today featuring State Election Commissioner Mr. Ilirjan Celibashi as a guest speaker. Mr. Celibashi talked about the amendments to the Electoral Code and the mechanisms the Central Election Commission (CEC) uses to monitor political parties during elections. Youth Council members asked questions about the process of verifying candidates and areas of engagement for young people in the administration of the electoral process. Mr. Celibashi encouraged the youth to vote and to be actively engaged citizens!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në zgjedhjet e 25 prillit do të angazhohen 7500 efektivë të policisë, të cilët në të gjithë vendin do të kujdesen për mbarëvajtjen e proc

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2886 testime për persona të dysh

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës prej mesditës së sotme.

Ditën e sotme fillon vaksinimin antiCovid për operatoret turistikë në vendin tonë.

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi.

Këtë të shtunë vendi parashikohet të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të gjenerojë reshje.

Covidi i ka marrë jetën ditën e sotme një ish-futbollisti të njohur.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 10.134 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar  n

Kompania EMAAR prezantoi pasditen e sotme projektin për portin turistik të Durrësit, një investimi që kap vlerën 2 miliardë euro.