Bullgaria nuk e mbështet ndarjen e Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria për sa i përket çeljes së negociatave me Bashkimin e Europian.

Sipas medias bullgare “Novinite”, e cila ka raportuar një deklaratë të Gemma Grozdanova, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Asamblenë Kombëtare, ka deklaruar se Bullgaria është kundër ndarjes së dy shteteve ballkanike në këtë proces.

Por, Grozdanova ka theksuar se problematiket e Shqipërisë janë të ndryshme nga ato të Maqedonisë së Veriut. Ajo theksoi se Bullgaria ka bërë gjithçka për të çuar përpara procesin e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas pak ditësh pritet që të merret vendimi përfundimtar përsa i përket negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, dhe pse ende nuk ka një gjë zyrtare, pritet që procesi të shtyhet për në vjeshtë ku do të shprehen edhe parlamentet e disa vendeve anëtare, më i rëndësishmi ai i Gjermanisë.