Lajme të këqija vijnë nga Luksemburgu për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka thënë se Gjermania ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e raportit të Komisionit Europian, dhe me gjasë vendimmarrja do të shtyhet për muajin tetor.

Hahn tha se përveç Gjermanisë, ka edhe vende të tjera skeptike për çeljen e negociatave si Danimarka, Franca dhe Holanda, të cilat kërkojnë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të gjykohen veçmas përsa i përket përmbushje së kushteve. Megjithatë Hahn tha se të dyja vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, i kanë përmbushur kushtet.

“Shqipëria ka mbetur pas në procesin e integrimit, rezultate konkrete do të ketë në muajin tetor. Gjermania ka thënë jo. Ka pasur diskutime për shtyrjen edhe nga Franca, por edhe vende të tjera, Gjermania, Holanda dhe Danimarka. Janë shtete që kanë kërkuar që çështja e negociatave të lidhet me arritjet personale të shteteve.

Shqipëria dhe çështja e Maqedonisë së Veritu janë tepër të rëndësishme për Komisionin.

Jemi besimplotë nga rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Çështja për zgjerimin do të shtyhet për muajin tetor”, tha ndër të tjera komisioneri Johannes Hahn.