Negociatat me policinë/ Klemend Balili drejt dorëzimit

23/10/2018 - 14:13

Nëse ende nuk është ende në duart e policisë, Klemend Balili, bosi i drogës që i ka bërë bisht kërkimeve për më shumë se një vit e gjysmë, duket se është pranë vetëdorëzimit.

Një burim nga policia tha për Lapsi.al se Klemend Balili është në negociata për t’u vetëdorëzuar dhe shumë shpejt do të jetë në qeli. I njëjti burim tregoi për Lapsi.al se marrëveshja me Balilin është arritur dhe se negociatat me të janë mbyllur. Njeriu që për 1 vit e gjysmë i ka shpëtuar kërkimeve si pak të tjerë, pavarësisht zhurmës në media brenda dhe jashtë vendit, është shumë pranë vetëdorëzimit.

Burime nga policia janë shumë të rezervuara për negociatat me Balilin, por kërkimet e ditëve të fundit, presioni i shtuar dhe marrëveshja me policinë, nuk përjashtojnë mundësinë që lajmi për arrestimin e Balilit të jetë një çështje orësh.

Ish-drejtori i Ministrisë së Transporteve në Sarandë, dyshohet se ishte në krye të një rrjeti të trafikut të drogës me Greqinë. Pas operacionit ku u përfshi edhe DEA amerikane, Balili u pagëzua nga mediat greke me pseudonimin “Eskobari i Ballkanit”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, në ditën e parë të tij edhe si ministër i Jashtëm, ia delegoi të gjitha kompetencat e drejtimit të mi

Në vijim të investigimit mbi lëshimin e më shumë se një AMTP-je për të njëjtën sipërfaqe në zonën e Ishmit, Durrës, mbrëmjen e kësaj të m

Ditët që vijnë do të sjellin një ulje të lehtë të temperaturave si dhe reshje dëbore në zonat malore.

Nesër mbi Tiranë do të fluturojnë ulët avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli.

Shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza në një tjetër vend të botës.

Urbanisti Ardian Muka ka denoncuar sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me foto, ndërtimet pa leje në bregdeti

Qeveria duket se po fsheh sërish shifrat e borxhit publik.

Shëtitorja Taulantia, zemra e Durrësit, është padyshim emblema e qytetit bregdetar.

Ditën e sotme, Agron Tare është prezantuar me drejtuesit e sektorëve në portin e Durrësit si Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, i shoqëru

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD,  Agron Tare, u prezantua sot paradite në detyrën e re, me grupin e drejtuesve të Departamenteve