Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kane proceduar në gjendje të lirë ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Elbasan, shtetasin Andon Lapa. 

Sipas policisë së Elbasanit, mbi të rëndojnë dy akuza.

“Shtetasi  A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, procedohet per veprat penale, “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin”, informon policia.

Gjithashti eshte proceduar edhe shtetasi G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.