Nëna e djalit të dhunuar përgënjeshtron Ardi Veliun: Do e padis në prokurori

29/05/2020 - 17:32

Nëna e djalit 14-vjeçar të dhunuar pak ditë më parë nga efektivët e policisë ka përgënjeshtruar në një intervistë për Abc News deklaratën e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili publikoi videon e marrë nga profili i saj në Facebook ku ajo shfaqet me pistoletë.

Zaida Çobo tha se video është xhiruar gjatë filmit  “Dashuria nuk mjafton”, ndërsa paralajmëroi se do të bëjë padi në prokurori për prishje imazhi ndaj kryepolicit Ardi Veliu.

“Ju falenderoj juve si TV. Unë e përgënjeshtroj 100% sepse është i vjedhur nga fb im dhe është shkëputur nga filmi “Dashuria nuk mjafton”.

Krerët tanë nuk marrin vesh nga kultura. Duke folur për djalin tim thoshte ajo, ajo, ajo, mamaja e saj. Djali im është dy metra djalë. E kam rritur djalin vetë. Si do reagonte ai po të ishte djali i tij.

Nëse unë jam me precedentë penalë pse më kanë pranuar në Policinë e Shtetit. Kam bërë testimin dhe për dy pikë nuk e mora. Filmi është “Dashuria nuk mjafton” e regjisorit të madh Drilon Hoxha që ka bërë bujë. Nga një ana të vjen keq por edhe për të qeshur për reagimin e tyre.

Unë jam duke e ndjekur këtë çështje me struktura më lart se policia. Unë e kam thënë se në intervistat e mia që ndihem e kërcënuar.

Këto momente nuk ndihem derisa të dalë e drejta. Le t’i marrin videot nuk kam turp nga ato që kam bërë në jetë. Kam qenë në Big Brother, dhe në shfaqje të tjera por këta nuk dinë nga kultura.

Nuk më ka ardhur asnjë gjobë për djalin. Janë përgënjeshtrime këto që po thonë. Djali vazhdon me trajnime me psikologun. Veliu të shkojë të pyesë se ku luan fëmija im. Nuk do rri pa e denoncuar këtë prishje imazhi, do shkoj në prokurori”, tha Çobo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një status në Facebook ju drejtohet të gjithë atyre që nuk besojnë në ekzistencën e covid

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i mjekut popullor në Lezhë, bashkë me nipin e tij, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët me

Prokurorja më e re e SPAK, Manjola Kajana, u betua sot përpara Presidentit Ilir Meta.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Durrës ka reaguar në lidhje me pretendimet që u ngritën sot për mungesën e tamponëve.

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Durrës, Zija Alhysa, ka dalë sërish përpara kamerave, për të denoncuar mungesën e tamponëve.

Forcat e policisë së Durrësit kanë mbërritur para Prefekturës, ku ndodhet një numër i madh banorësh që po aplikojnë për grantin e rindërt

Me dhjetëra qytetarë nga Durrësi janë mbledhur në dyert e Prefekturës për të aplikuar për përfitimin e grantit të rindërtimit për banesat

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata në Spitalin Infektiv vazhdon të jetë shumë serioze, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur

Tashmë të gjobiturit për shkelje nga policia rrugore mund t'i paraqesin pretendimet e tyre ose ndryshe ankimimet online, pa qenë nevoja p

Pas një hetimi disamujor, finalizohet operacioni policor i koduar "Danubi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndi