Pas ngjarjes së rëndë ku 42-vjeçarja Rudina Kishta, i vendosi flakën banesës së saj në Fier dhe më tentoi të mbyste vajzat binjake, janë zbuluar detaje të reja.

Peshkatari Ardimir Murataj, ka treguar se nëna po tentonte të mbyste vajzat dhe veten, ndërsa ai është hedhur në lumë me një person tjetër për t’i shpëtuar.

"Isha këtu dhe matanë ishte një burrë. Vjen një grua me dy kalamaj. Duke kaluar u hodh direkt në lumë. Një gocë e kishte në krah dhe një tjetër e kapi për flokësh. Në momentin që i kam parë, kam hequr telefonin nga xhepi dhe u zhyta me kokë pasi thellësia është rreth 3 metra. I kam hequr një gocë nga ujë dhe tjetrën e kishte zhytur në ujë. I kam bërë frymëmarrje artificiale dhe e shpëtova. Një person tjetër e ka nxjerrë gruan. Pasi doli deshi t'i mbyste me thonj. Policia ka ardhur shpejt dhe gruaja deshi të mbyste fëmijët nën sytë e policisë. Deshi të mbyste edhe veten. Ajo thoshte se janë fëmijët e mi. Ato thoshin duam mamin. As vetë nuk e mora vesh se çfarë po ndodhte. I shokuar kur pashë dy engjëj duke i mbytur. Unë vet vij këtu për të peshkuar."