Nënë e bijë në mëshirë të fatit në Durrës, babai nuk paguan detyrimin ushqimor

20/10/2018 - 21:14

Eliza është 6 vjeç. Deti e mahnit, po rrallë e sheh. Vjen shpesh në qytet, për të shoqëruar të ëmën nëpër seanca gjyqësore. Këtë herë, jo për të marrë një urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti, por për t’i kërkuar atij përmes gjykatës, të paguajë detyrimin ushqimor për Elizën. Lulja është e papunë, e vetme, me një fëmijë përdore në betejën për jetën.

“Pas ndarjes, më ka takuar vajza mua dhe detyrimin e ushqimit me e dhënë ai, por nuk e jep detyrimin. Ka dhënë vetëm 30 mijë lekë të vjetra. Tani patëm gjyqin dhe tha kam dhënë sa kam patur mundësi”, shprehet Lulja, mamaja e Elizës.

Përpos mungesës së mjeteve të jetesës, nënë e bijë të vetme përballen me akte dhune dhe izolimi, që t’i detyrojnë të largohen nga shtëpia ku jetojnë, në një fshat të njësisë administrative Sukth, të bashkisë Durrës.

“Jetoj në një dhomë dhe prej aty kanë dashur me më nxjerrë. Më kanë ndërprerë dritat, ujin, më kanë mbyllur tualetin. Më kanë lënë jashtë me gjithë vajzën e sëmurë, deri në katër të mëngjesit. Nuk i afrohet vajzës dhe kur ajo i afrohet. Nuk ka kush më ndihmon. Vëllai i madh më ka vdekur. Edhe motra e madhe më ka vdekur. Ku të shkoj. Këtu kam shtëpinë. Kur erdha, isha vajzë 36 vjeçe dhe asgjë nuk kishte tjetër në shtëpi”, tregon Lulja.

Këtë shtator e bija filloi klasën e parë. Orët që kalon në shkollë janë një arratisje e bukur nga realiteti i shtëpisë për Elizën. Po të përgatisë mësimet e ka të vështirë. Në dhomën ku jeton nuk ka drita. As ujë.

E kapur fort pas së ëmës, ajo nuk ndahet asnjë çast prej saj. Reflekton hapur dramën e divorcit të trazuar mes prindërve dhe jetesën e vështirë nën të njëjtën çati me babain dhe vëllezërit nga babai. Ndaj kërkon një jetë larg rrëmujës së shtëpisë, edhe pse nevojën për një përqafim e dashuri nga i ati, si çdo fëmijë, e ka të fortë.

Një ditë ajo do të bëhet mjeke, po deri atëherë Eliza dhe e ëma kanë shumë nevojë për mbështetje. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë prej tyre studentëve protestues shprehen të vendosur për të vijuar kauzën duke theksuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep një panoramë të situatës së akseve rrugore në vend për këtë të mërkurë.

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin.

Baftjar Rusi, një nga avokatët e Klement Balilit i ftuar në emsionin “Dritare me Rudinën” në News24 ka komentuar nëse klienti i tij ka vi

Zbulohen pamjet që tregojnë momentin e dorëzimit të Klement Balilit te drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu.

Pyetjes nëse mund të kishte patur një shkëmbim me armë zjarri mes Balilit e policisë së shtetit i është përgjigjur këtë të martë nipi i t

Një nga avokatët e Klement Balilit, Baftjar Rusi megjithëse diskret ka dhënë disa detaje të reja nga dorëzimi i klientit të tij në polici

Zëri i Amerikës i është përgjigjur deklaratave të sotme të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar për arrestimin e Klement Balilit, një person i shumëkërkuar jo vetëm nga autoritetet shqiptare pr

Tre punonjës të paraburgimit në Durrës si dhe një i burgosur janë paraqitur në spitalin rajonal me shenja helmimi.