Nënkryetari i bashkisë Durrës kapet 'mat': “E mbyllëm historinë me ju. S’kemi as nerva, as qejf, që të ashtu…” (VIDEO)

22/02/2019 - 21:32

Në mesin e Janarit emisioni “Stop” trajtoi rastin e tenderit të autobusëve në bashkinë e Durrësit. Bashkia kishte skualifikuar pa të drejtë kompaninë “Vata trans”, ndërsa Gjykata Administrative Durrës në 5 shkurt kërkoi rishikim të procedurës së tenderit.

Pas rastit të publikuar në emisionin “Stop” për sa i përket tenderit të linjës së autobusëve Manëz-Durrës-Manëz, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës më datë 5 Shkurt 2019  del me këtë vendim: I pranon pjesërisht kërkesë-padinë shoqërisë “Vata Trans” si dhe detyron palën e paditur, bashkinë Durrës të rishikojë konkursin e hapur për kryerjen e shërbimeve të rregullta të transportit në linjën Manëz-Durrës-Manëz.

Klodian Vata thotë për mikrofonin e Tv Klan se për të dhe për familjen e tij ky është një lajm shumë i madh, shumë i gëzueshëm. “Që pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” gjithçka po merr rrugën e duhur. Gjatë kësaj kohe, sipas verifikimeve të mija, Nënkryetari i Bashkisë, Zhulien Varfaj, i cili ka qenë edhe anëtar i komisionit vlerësues në tenderin me datë 27.9.2018 ka bërë shumë shkelje, duke ndryshuar licencën e linjës Manëz-Durrës-Manëz, duke firmosur në vend të kryetarit të bashkisë dhe duke certifikuar një mjet, i cili nuk ka qenë i futur në tender. Për mjetin me targë 583 TP. Megjithatë unë pata një ballafaqim me nënkryetarin e komisionit, i cili ka edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë Durrës, Varfaj, i cili më thotë: ne e kemi mbyllur këtë pjesë, ti mund të presësh edhe 20 vjet, mund të bëhesh edhe me mjekër, për më tepër shikoni videon në fund:”

Nënkryetari Zhulien Varfaj – E mbyllëm neve historinë me juve. S’kemi as nerva, as qejf, që të ashtu…

Qytetari – Ore zotëri, ti dakord s’ke nerva, po unë kam ja 2 vjet që po pres.

Nënkryetari Zhulien Varfaj – Atëherë, mund të presësh edhe 22 vjet, mund të bëhesh edhe me mjekër edhe pastaj kjo pjesa është e jona!

Klodian Vata falënderon emisionin “Stop” dhe i bën thirrje Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë të marrë vendimin e drejtë nëse Bashkia e Durrësit apelon çështjen.

Unë e falënderoj shumë “Stop”-in për këtë vendim që ka marrë gjykata, por kjo nuk është zgjidhje përfundimtare për mua. Nëse Bashkia Durrës e ankimon këtë vendim të marrë nga Gjykata administrative e shkallës së parë Durrës, vendimi do të shkojë në Gjykatën administrative të Apelit Tiranë. I bëj thirrje Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë të mbajë qëndrimin e duhur dhe të vendosë vetëm të drejtën./tvklan.al

 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej gati një muaji kur vendi hyri në karantinim në kuadër të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll

Dramatike janë pamjet që vijnë nga porti i Durrësit paraditen e sotme, ku kanë mbërritur arkëmortet me disa prej viktimave që kanë humbur

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

I ftuar sonte në emisionin “Opinion”, Administratori  i OSHEE-së Adrian Çela deklaroi se nga vendimi për faljen e kamatëvonesave përfitoj

Ndërsa paketa ekonomike lidhur me situatën koronavirus ka nisur tashmë të aplikohet, duket se një kategori e caktuar qytetarësh janë ende

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, shprehet permes nje postimi në rrjete sociale se sot janë ndarë ndihmat ekonomike për familjet në

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, është kundër lehtësimit të masave kundër koronavirusit, teksa shprehet se një vendim i tillë është i par

Të rinjtë e FRPD Durrës kanë dhuruar gjak ditën e sotme për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemik.

Një grupim biznesmenësh durrsakë ka nisur sot shpërndarjen e pakove të para me ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

Vendi fqinjë, Itali, regjistroi sot 610 viktima nga koronavirusi, ndërsa numri total ka arritur në 18.279.