Në kuadër të javës evropiane të lëvizshmërisë, nënkryetari i bashkisë Durrës, Florian Tahiri është shfaqur në një formë tjetër, larg kostumit zyrtar.

Së bashku me efektivë të Policisë Bashkiake, ai i është bashkuar nismës së Bicycle Durrës dhe Qendrës Durrësi Aktiv për të pedaluar me biçikletë në rrugët e qytetit. Në fotot e publikuara në rrjete sociale nga Policia Bashkiake, Tahiri shfaqet sportiv ndërsa pozon me efektivvët.

Paraditen e së dielës, me dhjetëra qytetarë durrsakë kanë zhvilluar një pedalim simbolik në rrugët kryesore të qytetit për të promovuar lëvizshmërinë me mjete alternative të transportit në hapësirat urbane.

Bicycle Durrës dhe Qendra Durrësi Aktiv kanë zhvilluar ndër vite aktivitete të shumta për promovimin e lëvizjes me biçikletë si dhe kanë ngritur zërin për krijimin e korsive të biçikletave në rrugët e qytetit bregdetar.

Në kuadër të javës europiane të lëvizshmërisë qytetarët durrësak ju bashkuan nismës së Bicyele Durrës dhe Qendrës…

Posted by Policia Bashkiake Durrës on Sunday, September 20, 2020