Autoriteti Portual Durrës ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit midis autoriteteve të porteve të Mesdheut, një iniciativë kjo e prezantuar dy vite më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i portit, Artjan Qirici i cili shkruan në Facebook:

"7-8 Shkurt #MarseilleFosPort, konkretizim i iniciatives prezantuar dy vite me pare me qellim krijimin e hapesirave te perbashketa, shkembimin dhe diskutimin e tematikave te rendesishme, praktikave me te mira si edhe domosdoshmerine per te vendosur se bashku ne marjen e vendimeve dhe zhvillimeve strategjike ne interes te porteve te Mesdheut.

Me pjesmarje te mbi 25 perfaqesuesve me te latre te Porteve me te medha te detit Mesdhe, ne emer te perfaqesise tone kryesuar nga z. Gledian Llatja Kryetar i Keshillit. Drejtues te Autoritetit Portual Durres si edhe z. Andmir Malaj drejtor i Portit Vlore, nenshkrova marveshjen e bashkepunimit.

Nga sot iniciativa e Portit te Marsejes shenon edhe formimin e Forumit “#Medports”!"