Një tjetër deklaratë e fortë u bë nga gazetari Artan Hoxha sonte në studion e emisionit “Studio e Hapur” në “News 24”, i cili tha se nëse publikohet nga Interpoli lista e personave të kërkuar, “do të kemi një top listë të personave VIP në shoqërinë shqiptare”.

“Kam kërkuar të publikojë listën e personave të kërtkuar nga Interpoli, kam një vit që sa herë më jepet mundësia e kërkoj të publikohet, do shikosh që do kemi një tjetër top listë të personave VIP në shoqërinë shqiptare, që të mos fshihet populli nga ata, por të fshihen ata, ne gjitha boten personat ne kerkim fshihen, ne Shqiperi ndodh e kunderta ata rrine ne mes te sheshit. Ne që i njohim duhet të rrimë me frikë”, tha Hoxha.