Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume tregon se çfarë mund të ndodhë nëse opozita djeg mandatet.

Në një prononcim për gazetarët Kume tha se një veprim i tillë nuk ka asnjë ngërç ligjor ndërsa pohoi se "kjo analogji hap shtegun që të marrin mandatin partitë politike që nuk kanë garuar por kanë herësin më të madh që mund ta përfitojnë një gjë të tillë".

"Djegia e mandateve është veprim ekuivalent me dorëheqjen ndaj një mandati të caktuar. Pra është një veprim që nuk ka asnjë ngërç ligjor. Nëse realizohet do të thotë që në Kuvendin e Shqipërisë krijohen vakanca dhe për këtë njoftohet KQZ për të plotësuar vakancat.

Mënyra si ndodh më pas nuk është shprehur në Kodin Zgjedhor por për analogji mund të merret rasti i vakancës së krijuar nga  një deputet i pavarur. 

Nisur nga kjo analogji hap shtegun që të marrin mandatin partitë politike që nuk kanë garuar por kanë herësin më të madh që mund ta përfitojnë një gjë të tillë"