Edhe dita e nesërme do të jetë me temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit tonë. Ndërsa sot temperaturat kanë shkuar deri në 36 gradë, gjatë ditës së nesërme do të shkojnë deri në 38 gradë.

Parashikimi nga SHMU:

Vendi ynë u ndikua sot nga masa ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta ndërsa moti ka qenë i kthjellët në pjesën më te madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Temperatura më e lartë për sot u regjistrua 36°C në disa qytete si Shkodër, Durrës, Berat dhe Elbasan ndërsa kryeqyteti regjistroi temperaturën më të lartë me 34°C.

Për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.

Edhe nesër pritet të jetë një tjetër ditë e nxehtë. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 16°C në relievet malore deri në 24°C në ato të ulta. Por në vlerat e mesditës pritet në rritje prej 1-2 gradësh dhe temperatura të parashikuara deri në 33°C deri në 37-38°C në ato të ulëta dhe bregdetare.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim – verilindje 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.