Nesër mbyllet Kakavija, kategoritë që mund të kalojnë për në Greqi

23/11/2020 - 20:39

Që nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor dogana e Kakavijës, e vetmja pika kalimi me Greqinë aktualisht, do të jetë e mbyllur për shkak të grevës së fqinjëve.

Lidhur me këtë situatë, drejtoria e Doganave sqaron se cilat kategori mund të kalojnë nesër në Kakavijë.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe bizneset që kryejnë aktivitet import-eksport nëpërmjet pikës doganore  Kakavijë, se do të jetë e mbyllur për 24 orë. Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavijë, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor. Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra. Sipas njoftimit të palës greke, përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin” mbyllet njoftimi.

Mbyllet pika Doganore e Kakavijës për 24 orë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton të gjithë qytetarët dhe...

Posted by Dogana Shqiptare on Monday, November 23, 2020

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3331 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 670 qyt

Sandër Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” përmes një njoftimi ka sqaruar në lidhje me helmimin e 6 nxënësve në një shkollë private sot në ‘Don Bosko

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të verifiko

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbu

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka rënë në orët e para të mëngjesit.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por pasdite vranësirat do të i

Rtv Ora dhe Antonio Notto publikuan këtë të martë sondazhin e parë kombëtar, sipas të cilit PS, LSI dhe PDIU kanë një rënie nga zgjedhjet

Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë shqiptare dhe korporatës farmaceutike “Pfizer” e miratuar një ditë më parë në Kuvend.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që të hetojë nj