Nesër rritet rreziku për zjarre në këto qarqe

10/08/2018 - 15:21

Gjatё ditës sё nesërme, rreziku nga zjarret në pyje do tё jetё mё i lartё raporton IGJEUM.  Të shtunën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë maksimumi 34 gradë në vendet e ulëta.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite dhe nesër pritet nivel “I MODERUAR” i rrezikut në shumicën e qarqeve të vendit, përveç qarqeve Korçë dhe Gjirokastër, ku pritet niveli “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Korçë (Lindje) dhe qarku Gjirokastër (Veri). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite dhe nesër mundësitë për reshje janë të pakta, në përgjithësi, lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 32 °C
në vendet e ulëta: 22 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatës ditës së hënë, AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ka informuar të gjitha subjektet e regjistruara si portale

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, shkarkimin e menjëher

Pas dëshmisë në video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit

Qeveria shqiptare do të ndalojë importin e automjeteve të prodhuara para 10 vitesh, por ekspertët thonë se ai duhet të shoqërohet me një

Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, ka paditur në Gjykatën e Tiranës deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Bal

Forcat e Armatosura kanë shuar plotësisht zjarrin që përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër pasditen e djeshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu do të merret në pyetje për rastin “Babale”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi.

16 tetori në familjen Hoxha është një ditë e shënuar pasi konsiston me 110-vjetorin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha.