Nesër skadon ora policore, a do të ketë masa të reja shtrënguese?

01/12/2020 - 19:31

Nga dita e nesërme do të përfundojë afati 3 javor i  orës policore e vendosur më 11 nëntor nga Komiteti i Ekspertëve për ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e barve e restoranteve pas orës 22;00.

Këto masa shtrënguese për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 hynë në fuqi më 11 nëntor e do të zbatoheshin për tre javët në vijim. Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se në varësi të situatës do të njoftohej për kufizimet e reja.

“Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njoftoi MSH.

Kujtojmë që kufizimet përfshinin lëvizjen e kufizuar të automjeteve dhe këmbësorëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, mbylljen e bareve dhe restoranteve si dhe rekomandoi punën e administratës nga shtëpia.

Duke qënë që afati përfundon nesër nuk dihet nëse Ministria e Shëndetësisë do të njoftojë per kufizime të reja apo do të shtyjë orën policore të vendosur tre javë më parë, nisur nga fakti që shifrat e të infektuarve kanë shënuar rritje.

Kujtojmë që ditën e sotme, Kryeministri Rama deklaroi se ende nuk janë diskutuar masa të reja shtrënguese para festave të fundvitit, megjithatë nuk përjashtohet një mundësi e tillë në varësi të pandemisë së Covid-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Finalizohet operacioni policor antidrogë në Durrës i koduar "Tranzit", sekuestrohen rreth 8 kg cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 2

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

Viti 2020 solli një tablo të zymtë përsa i takon korrupsionit në botë, ku shumica e vendeve ka bërë pak ose aspak përparim në drejtim të

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë

Kryebashkiakja në detyrë e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se ka nisur vlerësimi i dëmeve që

Ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë janë miratuar disa vendime, mes të cilëve edhe për rekrutimet në administratë.

Dekani i Fakultetit të Biznesit në UAMD, Shkëlqim Fortuzi, ka denoncuar në rrjete sociale atë që ai i konsideron gjoba për biznesin e vog

Një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të këtij viti, bashkia e Durrësit e ka planifikuar për ta përdorur për rikonstruksionin e akseve