Nesër stuhia Ciara prek Shqipërinë, ja çfarë paralajmëron meteorologia

13/02/2020 - 14:51

Stuhia Ciara ka shkaktuar viktima në Europë dhe dëme të mëdha materiale, tani po i afrohet edhe Shqipërisë sipas meteorologëve. Mendohet që ajo do prekë Shqipërinë ditën e nesërme. Për të na sqaruar për këtë stuhi me forcën e një uragani ka folur Adiola Bani nga Meteoalb për "Ora News".

"Kjo stuhi ka qenë shumë problematike për Kontinentin Europian, por vendi ynë do të mbetet në periferi të kësaj stuhie dhe ajo që paraqitet problematike do të jetë dita e nesërme, kur do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash që sonte gjatë natës duke sjellë reshje të pakta në pjesën më të madhe të territorit dhe nesër gjatë mesditës do kemi reshje mesatare dhe lokalisht intesive. Reshjet më të dendura do jenë në zonat veriore dhe zonat verilindore të vendit. 

Përsa i përket erës që shkakton dëmet më të mëdha të shoqëruar me shi do të jetë problematike vetëm në brigjet detare, sonte gjatë natës deri nesër në mesditë me shpejtësi 65-70 km/h. Duke filluar që nga mesdita e nesërme do të kemi rënie të intesitetit të erës dhe përmirësim të kushteve të motit. Puna në port nuk do pezullohet sepse për t’u pezulluar era duhet të jetë më e fortë. 

Duke qenë se kemi vranësira dhe reshje në gjithë territorin sigurisht që presim edhe rënien e temperaturave. Më i ndjeshëm do jetë gjatë mesditës së nesërme me të paktën tre gradë, kryesisht në territorin verilindor të Shqipërisë. Ditën e shtunë duke qenë se do ketë edhe diell do na sjellë një ritje graduale të vlerave termike nga dita në ditë duke patur kështu temperaturë normale për muajin shkurt", shprehet Adiola nga Meteoalb.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 84-vjeçare ka lënë sot spitalin Infektiv pasi është shëruar nga COVID-19.

Ditën e enjte, më datë 9 prill Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje emergjente me mjete të komunikimit elektronik.

FONASBA - Federata (ndërkombëtare) e shoqatave kombëtare të brokerëve të anijeve dhe agjentëve detarë (Federation of National Association

Një vajzë e re është dërguar mesditën e sotme drejt spitalit  të Durrësit me ambulancë pasi dyshohet se është infektuar nga koronavirusi.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim virtual me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me situatën e krijuar

Bashkia e Durrësit ka shenjëzuar rrugët e qytetit në mënyrë që qytetarët të ruajnë distancën në pika shërbimi ku janë evidentuar rradhë.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela përmes një letre drejtuar prokurorëve iu bën thirrje të kontribuojnë financiarisht me sa munden, në

Ka shkuar në 400 numri i të prekurve me koronavirus në vend.

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në pyjet e malit të Krujës, ndërkohë që raportohet se deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje p