28/01/2020 - 12:01
Nga arratia, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është tërhequr nga kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë nga "Arrest me burg" në "Detyrim Paraqitje"
Gjykata e Tiranës pushuar kërkesën, pasi nuk janë paraqitur avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut, ndërkohë, Prokuroria ka përfunduar hetimet për Kajmakun dhe pritet të dorëzojë çështjen në gjykatë.
Agim Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.
Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.
Më pas, Kajmaku u shpall në kërkim policor për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi vendimit të KQZ për shkarkimin e tij.
/portali DurresLajm/