“Nga COVID-19 nuk vdesin vetëm ata që kanë sëmundje kronike”, Shehu: Duhet të përgatitemi për variantin më të keq

29/03/2020 - 11:34

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu tha se COVID-19 është një epidemi që përhapet shpejt dhe se Shqipëria duhet të përgatitet për më të keqen.

Në një lidhje përmes Skype për News24, Shehu pohoi se autoritetet nuk duhet të humbasin kohë, por të nisin me testimet masive të popullsisë, siç e përcaktojnë dhe direktivat e OBSh.

"Ka vdekshmëri më të lartë se gripi i zakonshëm. Në të gjithë këto elemente, deduksioni ka të bëjë se është një situatë tensionuese. S’po them se duhet të jetë situatë paniku. Njerëzimi në historinë e tij është përballur me epidemi të ndryshme. Aq më shumë sot që niveli i shkencën, teknikës, mjekësisë, është në gjendje t’i bëjë ballë kësaj epidemie. T’i bëjë ballë me sa më pak humbje. Po tregohet se mund ta bllokojnë këtë epidemi, që të dalim nga kjo situatë pa shumë humbje. Këtu është një komunikim që nuk është lehtë të ndalet. Ka të sëmurë që kanë sëmundje shoqëruese, janë më të rriskuar. Çdo agresion që ka ndaj organizmit, lidhet dhe me forcat imune. Sa më i fortë të jetë organizmi, aq më mirë i bën ballë, Me ndihmën e sistemit shëndetësor. Po të shikosh, ne kemi 50 % të popullsisë, që kanë sëmundje shoqëruese. T’i vësh fajin sëmundjeve shoqëruese është gabim. Këta të sëmurë, si ata me diabet, nëse nuk do ishte goditur nga virusi, do të jetonte goxha. Pra, është gabim të nxjerrësh si shkak sëmundjen shoqëruese. Kjo është e zakonshme për njerëzimin. Aq më tepër mosha. Kemit ë sëmurë me mosha të mëdha, me forcë imune të mëdha, dhe të rinj me forcë imune të dobët. Shëndetësia ka për detyrë që t’i shërbejë individit. Duhet të përgatitemi për variantin më të keq. S’mund të bëjmë bilance të sakte me këtë numër testimesh. Ne neglizhojmë testimin horizontal. Ne kemi hequr dhe dorë nga epidemilogët, se nuk bëhet testimi i kontakteve. As testimin e njerëzve të afërt nuk bëjmë. Kjo ushtron diapazonin e testimit. Testimin nuk mund ta bësh vetëm me laborator në Tiranë. Kërkon padyshim një rrjet të tërë laboratorësh.", tha Shehu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimi

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Durrësit vendosi në fillim të muajit prill që në tregun e fr

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai t

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të cilët vendosë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën q

Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2

Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.