Nga e hëna aksion për pastrimin e bregdetit, Sako: Të gjithë bashkë për Durrësin turistik

16/05/2021 - 13:22

Nga e hëna, në prag të sezonit turistik, nis, përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, aksioni i madh i pastrimit.

Nisma e bashkisë Durrës do të vazhdojë përgjatë një jave, në datat 17-23 maj.

Kryebashkiakja Emiriana Sako e konsideron këtë nismë, jo vetëm në shërbim të pastrimit të bregdetit të Durrësit, por edhe si një nismë sensibilizuese për të gjithë, në mënyrë që gjithsecili të japë kontributin e tij për një qytet më të pastër.

“Ftojmë të gjithë ata qytetarë që dëshirojnë të kontribuojnë në pastrimin e mjedisit të na bashkohen sepse të gjithë bashkë duhet të punojmë për një Durrës turistik”,- thotë kryebashkiakja Sako.

Aksioni i madh i pastrimit do të përqendrohet në ditë të ndryshme në zona të ndryshme të bregdetit, ndërkohë që pjesë e tij do të jenë jo vetëm ndërrmarrjet në varësi të bashkisë por edhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit si dhe studentët e UAMD-së.

Grafiku:

• Më 17 maj, Ndërmarrja Komunale e plazhit do të pastroje zonën e plazhit tradicional (nga AGIP-i në Plepa); kurse ndërmarrja Rruga do të pastrojë zonën tek Shkëmbi i Kavajës.

Më 19 maj, plazhet që ndodhen në njësinë administrative të Ishmit do t’i pastrojnë të rinjtë e institutit privat EUROPE FOR ALL, që operon në të gjithë territorin italian, themeluar në vitin 2010 nga një grup të rinjsh për të promovuar programe arsimore dhe trajnuese si në nivelin evropian dhe atë ndërkombëtar.

• Më 20 maj, Ndërmarrja e Shërbimit Komunal Durrës dhe Ndërmarrja Rruga do të pastrojnë plazhet e Katundit të Ri, Bishtkamëz.

• Më 21 maj, shkolla e mesme “Rexhep Mezini”, ndërmarrja e shërbimit komunal dhe ndërmarrja Rruga do të pastrojnë Kalanë e Ishmit.

• Më 22 maj, nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Durrësit dhe studenttët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”Durrës do të pastrojnë Currilat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 2,916 testime për persona të

Covid-19, i cili prej më shumë se një viti na ka ndryshuar totalisht jetën, nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes te pacien

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me protestën e maturantëve për

Maturantët e shkollave të mesme në Durrës po protestojnë sot para Drejtorisë Rajonale Parauniversitare në qytetin bregdetar, pasi testi i

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka dalë sot në një deklaratë për mediat lidhur me pretendimet e maturantëve një ditë më parë se provimi i ra

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimi

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 qershor 2021.

Sipas Meteoalb, vendi këtë të shtunë do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që

Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar ës

Policia kufitare italiane dhe Guardia di Financa kanë arrestuar në portin e Ankonës 5 emigratë të moshave 20 deri në 40-vjeç me kombësi e