12/07/2020 - 13:21
Qytetarët shqiptarë nuk mund të futen në Hungari. Ka qenë qeveria hungareze ajo që ka vendosur këtë masë në kuadër të protokolleve anti-covid.
Konkretisht asnjë qytetar i huaj nuk mund të hyjë në Hungari nga mesnata e së martës për shkak të COVID-19 nga këto shtete:
- – Shqipëri
- – BiH
- – Kosova
- – Maqedonia e Veriut
- – Moldavia
- – Mali i Zi
- – Serbia
- – Ukrainë
- – pothuajse në të gjitha vendet aziatike dhe afrikane
Ndërsa disa vende të tjera për t’u futur, duhet t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor dhe karantinimit.
Një masë e tillë nuk do të merret vetëm nëse kanë bërë 2 teste negative brenda 5 ditëve.
Shtetet që do të aplikohet kjo masë janë:
- – Bullgaria
- – Portugalia
- – Suedia
- – Rumania
- – Anglia
- – Norvegjia
- – Rusia
- – Japoni
- – Kinë
- – SHBA.
/portali DurresLajm/