Nga mosmbajtja e maskës te lëvizja pas orës 22:00, policia gjobit 659 qytetarë brenda 24 orëve

26/11/2020 - 14:26

Policia e Shtetit ka gjobitur 659 qytetarë për për mosvendosjen e maskave mbrojtëse anti-Covid, gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, është vendosur masë administrative edhe për 2 subjekte që nuk respektuan masat kundër pandemisë.

Uniformat blu njoftojnë se kanë ndëshkuar me masë administrative edhe 11 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 659 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 lokale në ambientet e të cilëve nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 11 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tjetër ditë tragjike në vendin tonë, pasi mes 9 viktimave nga koronavirusi ishte edhe një i ri nga Librazhdi. Burime për mediat mësoj

Pas përmbytjeve të shumë zonave dhe shtëpive në Shijak, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen, banorët e qytezës së vogël po për

Zbardhen të tjera përgjime të Antimafias së Katanzaros, e cila goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali, ndërsa ekzekutoi 48 urdh

Situata e shkaktuar nga përmbytjet në njësinë administrative Sukth vijon të mbetet problematike.

Punonjësit e kompanisë “Aleat” pranë rajonit nr.5 në Durrës janë tronditur ditën e sotme nga shembja e tavanit të zyrës së tyre.

Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës shpall 4 vende vakante pune. Gjykata kërkon një arkivist dhe 3 sekretarë gjyqësorë për të plotësuar sta

Prokuroria e Tiranës i ka shtrirë hetimet lidhur me rastin “Tire Alldervishi”, e cila akuzohet për mashtrim, pas denoncimit që bëri vajza

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1918 testime për raste të dyshuar për Covid

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana thotë se po merren masat e nevojshme për të ndihmuar familjet që janë përmbytur si pasojë e daljes

1231 qytetarë janë gjobitur në vendin tonë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në publik gjatë fundjavës.