Ditëve të nxehta duke se ju ka ardhur fundi, dhe duke nisur nga dita e nesërme 23 shtator, mund të themi se jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtes.

Duke nisur nga dita e mërkurë do të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave në të dyja ekstremet, ndërkohë që i gjithë vendi do të ‘pushtohet’ nga reshjet e shiut të cilat herë pas here do të vijnë në formën e rrebesheve.

Gjatë ditës së premte do të kemi një rritje të lehtë të temperatuave në vlerat maksimale, por që ditën e shtunë do të bien në mënyrë drastike.