Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme në veri.

Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona. 

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë. 

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Parashikohen në: 

Vendet malore 20 deri në 33°C

Vendet e ulëta 22 deri në 38°C

Vendet bregdetare 23 deri në 35°C