Nga përgjimet me Dakon, te "kafja" e votuesit në Shijak për votën, 6 audiot e "Bild"

05/06/2019 - 12:54

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga gazetari gjerman, Peter Tide, tabloidi “Bild” publikoi 6 audio përgjime mes Astrit Avdylajt, kreut të bandës kriminale të Shijakut me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako si dhe të zyrtarëve të tjerë të PS-së.

Në këto audio dalin përgjime për kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, kandidati socialist për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, asokohe kryetar i PS-së, Ivo Doçi administratror i Ujësjellës Kanalizime Shijak, Arjan Ndraxhi, vëllai i deputetit Ilir Ndraxhi si edhe një votues në Shijak, të cilët bisedojnë me Astrit Avdylajn.

Ky i fundit shfaq një raport miqësor më të gjithë zyrtarët e Partisë Socialiste, të cilët i bind që Ilir Ndraxhi të jetë pjesë e listës së deputetëve të Shijakut, apo iu kërkon të heqin gjobat e vëna nga vetë socialistët.

Përmes telefonit, Astrit Avdylaj i kërkon një qytetari të votojë Partinë Socialiste dhe në këmbim do të ketë edhe një “kafe”.

Për më shumë lexoni më poshtë:

1-PËRGJIMET: ASTRIT AVDYLAJ-VANGJUSH DAKO

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur

Vangjush Dako: Ça bone

Astrit Avdylaj: Ça bëhet

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai

2-PËRGJIMET: ASTRIT AVDYLAJ-ELTON ARBANA

Kryetari i PS në Shijak: Astrit?

Astrit Avdylaj: Si ia çove?

Kryetari i PS në Shijak: Ca bone, si ka kalove? Mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë, si jeni?

Kryetari i PS në Shijak: Mirë. Ca bohet, si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj: Vallahi mirë, ti si je?

Kryetari i PS në Shijak: Hajt mo mirë. Tu bo lojë, muhabet me çunat.

Astrit Avdylaj: A e di ku e kisha hallin unë?

Kryetari i PS në Shijak: Urdhëro

Astrit Avdylaj: A e njeh atë të INUK-ut, atë drejtorin ti?

Kryetari i PS në Shijak: E njoh me, Dallëndyshja.

Astrit Avdylaj: Lëre Dallëndyshen, ke të Durrësit. Ca është ky i Durrësit, Artur...

Kryetari i PS në Shijak: Artur Çela?

Astrit Avdylaj: Eee

Kryetari i PS në Shijak: I bashkisë?

Astrit Avdylaj: Eee

Kryetari i PS në Shijak: Po e njoh

Astrit Avdylaj: I kujt bashkie është, i Shijakut?

Kryetari i PS në Shijak: Jo, jo i Durrësit, i Vangjushit

Astrit Avdylaj: Po nuk ka qenë aty Vangjushi, se ka qenë me Edin. Merre o vlla, merre atë b**** q**se ke shku aty duke i vendos gjoba në fermë sot nga 5 milionë o vlla.

Kryetari i PS në Shijak: Kush? Ti?

Astrit Avdylaj: Se nuk është Vangjushi këtu

Kryetari i PS në Shijak: Se mua më kanë hequr, u bo nja 4 ditë. Po ta marr në telefon tek kush

Astrit Avdylaj: Ore ka shku në fermë të Sukthit, ka shku duke vënë gjoba. Po nuk është Gjushi këtu është në Zvicër, a më kupton. Se nuk kam me ca e lajmëruar tani.

Kryetari i PS në Shijak: Ka noi emër konkret, ke noi emër apo jo?

Astrit Avdylaj: Kujt konkret?

Kryetari i PS në Shijak: Domethënë kujt ia ka vënë, që ti them

Astrit Avdylaj: Ore thuaj i ke vënë atje në fermë, ke bo gabim dhe kthe gjobat. Mos ve gjoba thuaj, se nuk është Vangjushi aty a më kupton.

Kryetari i PS në Shijak: Ja ta marr tani direkt

Astrit Avdylaj: Ore je tu bo gabim thuaj, ore o pis thuaj. Nuk dua ta marr vetë në telefon

Kryetari i PS në Shijak: E mor unë, po e more vesh para një jave që më hoqën

Astrit Avdylaj: Unë nuk e di o vlla, ku, si, qysh, tek

Kryetari i PS në Shijak: Më hoqën sepse isha tek INUK-u, ndërhyra për këto kshu dhe më prishën punë.

Astrit Avdylaj: Nuk e di po ma lajmëro i cik këtë, thuj ke bërë gabim që ke shkuar në fermë se nuk është Vangjushi, është sot me Edi Ramën në Zvicër dhe unë nuk kam ku ta ashtu

Kryetari i PS në Shijak: Direkt e mor tani

Astrit Avdylaj: Mirë, Falemiderit

Kryetari i PS në Shijak: Ok, caio

Astrit Avdylaj: Ciao

3-PËRGJIMET: ASTRIT AVDYLAJ-IVO DOÇI

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: E kuptoj.

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.

Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati

Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: As bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: Kupton?

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.

Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.

Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…

Administratori i Ujësjellësit në Shijak: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je

Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.

4-PËRGJIMET: ASTRIT AVDYLAJ- ARJAN NDRAXHI (VËLLAI I DEPUTETIT SOCIALIST, ILIR NDRAXHI)

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Titi si je?

Astrit Avdylaj: Si je Arjan, si je, çkemi?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirë mirë

Astrit Avdylaj: Ça bohet?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Hiç mirë, ja po luaj me çunin. Mirë jeni?

Astrit Avdylaj: Asgjë të mora për qejf. Kam thirr andej apo akoma?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Për ku ?

Astrit Avdylaj: A i kanë bërë ndonjë thirrje vëllait (Ilir Ndraxhi) apo jo?

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Jo mo, ai tha që do takohet me ty, dje kishte qenë Juvja ose nuk e di. Takoi Julin dhe tha do vijë nesër. Mori në darkë vonë rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.

Astrit Avdylaj: Po

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Dhe pastaj do takohej edhe me atë. Por me Gjushin ( Vangjush Dako, kryetar i bashkise Durrës) në fakt takohet për punë pune...

Astrit Avdylaj: Mirë mirë, unë po pres me një fjalë. Nëser, pasnesër më tha ai mua (Vangjush Dako, kryetar i bashkisë Durrës), kupton. E kena në xhep si më thon, e kupton vëllain tat.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, po

Astrit Avdylaj: Ne vetëm po presim, ai më tha mua në 25, ishte aty edhe Eltoni (Arbana). Eltonit i dha o të 10 o të 11.

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Elton Arbana, epo mirë

Astrit Avdylaj: Unë jam duke punuar këtu...me një fjalë tek lagjia ime me njerëzit. Nuk kam dalë ndonjëherë në pazar, por jam duke takuar njerëzit, çdo njeri. E kam shumë shumë dhe duhet të jemi shumë të nderuar edhe nga ai siper (Edi Rama) që duhet të na shofi me një kështu...

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Po, e vërtetë

Astrit Avdylaj: Do të jap një 10 me 0 (fitore) që edhe ai vetë të habitet (Edi Rama)

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Bëji telefon Julit, mos shkoni të pini kafe atje te puna.

Astrit Avdylaj: Mirë, rrob zoti

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Ti e ke numrin e Julit

Astrit Avdylaj: Po e kem, a se e bëj vetë pa merak

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Shumë faleminderit

Astrit Avdylaj: Asgjë

Vëllai i deputetit të PS Ndraxhi: Mirupafshim

5-PËRGJIMET: ASTRIT AVDYLAJ-ARDIAN KOKOMANI

Astrit Avdylaj: Alo

Kryetari i Bashkisë Shijak: Hë mo  

Astrit Avdylaj: Si je kryetar

Kryetari i Bashkisë Shijak: Si ke qenë ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit. Ça po bo

Kryetari i Bashkisë Shijak: Jam akoma këtej, sa kemi mbaruar dhe po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë, e di përse të mora

Kryetari i Bashkisë Shijak: Po..

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10:00 të mëngjesit, Alo..

Kryetari i Bashkisë Shijak: Po po të dëgjoj

Astrit Avdylaj: Unë ti Gjushi, ( Vangjush Dako)  Liri ( Ilir Ndraxhi, kandidat për deputet në Shijak), vëllai i Lirit, Jupi, dhe do të pijmë një kafe në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora.

Kryetari i Bashkisë Shijak: në orën 10:00 do të jemi edhe tek Pallati i Kulturës sepse ka vdekur Niko Bespalla, ish futbollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallatin e Kulturës dhe takohemi atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi tek një kafe, do të sjellim Paparitin, që të jemi nesër... a më kupton.

Kryetari i Bashkisë Shijak: Pa merak

Astrit Avdylaj: Erdhën sot ato, por i diskutueshëm..., ishte dhe Juli... kështu që e kupton. Ngaqë është edhe ai,  edhe ti të jesh...sepse normal po të mos jesh ti ... a më kupton

Kryetari i Bashkisë Shijak: E kuptoj

Astrit Avdylaj: Alo, çfarë the?

Kryetari i Bashkisë Shijak: Titi, them pa merak do të jem në Durrës. Rri pa merak. Sepse do të jem edhe në ceremoni atje, rri pa merak

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj që do ashu, që të jesh edhe ti me këto.., më kupton?

Kryetari i Bashkisë Shijak: Po, Po

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit

Kryetari i Bashkisë Shijak: Ok mirupafshim

6-PËRGJIMET: ASTRIT AVDYLAJ-VOTUESI

Avdylaj: Si ia cove?

Votuesi: A je mirë?

Avdylaj: Si je

Votuesi: Mirë vllai

Avdylaj: A po më njeh? Ti nuk më njeh mu, por kur thotë do ta jap votën tani nuk e njeh as telefonin

Votuesi: Oooo shef Astriti

Avdylaj: Heee, ça bone?

Votuesi: A je mirë? Je i mirë për zotin

Avdylaj: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë, që mos ti fusi njoni, o Gon Duka, mos ti fusi me një fjalë…(dëgjohen zhurma në sfond). Ne jena për PS, për Ilir Ndranxhin.

Votuesi: Unë me të thënë…

Avdylaj: Rrofsh, kur do ta pimë një kafe

Votuesi: Kur të dush ere, dëgjo, jo vetëm me ty, me Niçen, me Çimin, unë me ju kam qenë përherë

Avdylaj: Faleminderit shumë

Votuesi: Nuk bohet fjalë njëherë

Avdylaj: Edhe desha me fol çik edhe me vëllain tat, me Jarin

Votuesi: Me Jarin?

Avdylaj: Po

Votuesi: Po, i them unë

Avdylaj: Desha me fol çik dhe me Jarin, po edhe do folim, e kupto vetë ti, se kafja osht. Kur je kohë që ta pishim një kafe

Votuesi: Kur të dush

Avdylaj: Unë në shpi jam, nëse do

Votuesi: Mirë vlla

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë abontentët se më 22 dhe 23 korrik në disa zona të kryeqytetit do të ket

Njësia e qarkullimit rrugor pranë drejtorisë së policisë së qarkut Durrës ka përforcuar me shërbime shtesë akset më problematike të qarku

Shqiptari Festim Lato, i cili ishte vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë raportohet të jetë vrarë në Holandë.

OBSH përgëzon Qeverinë Shqiptare për hapat e ndërmarrë për ndalimin e duhanpirjes dhe mbrojtjen e shëndetit nga të gjitha llojet e produk

Ashtu si në mandatin e parë, Bashkia e Tiranës vijon punën për shtimin e këndeve të lojërave për fëmijët.

Një super-operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Bradasheshi”, sekuestrohen 50 doza kokainë, aparate celular, një automjet dhe një shum

Policia Kufitare e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës kanë zhvilluar një trajnim në Plavë për rritjen e nivelit të kapaciteteve të Polic

Temperatura relativisht të larta dhe kthjellime mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në orët e pasdites, kur në verilindje dhe jugli