Ashtu siç u njoftua një ditë më parë se sot do të mbyllej kufiri me Greqinë në Kapshticë, në këtë pikë kufitare kanë nisur problemet e para. Raportohet së është krijuar radhë e gjatë e kamionëve të mallrave. Kamionistët janë shprehur se nuk ishin njoftuar se ky kufizim do të ishte dhe për ta, pasi këto mjete janë lejuar gjithmonë që të punojnë, pavarësisht çdo lloj situate.

Kjo masë e mbylljes së kufirit vjen pas rasteve të shtuara me COVID-19 në vend dhe në qytetin e parë nga Kapshtica, Selanik. Ndërkohë do të qëndrojnë të hapura portat e tjera hyrëse në vend, përfshirë Kakavijën, ndërkohë që autoritetet kanë paralajmëruar kontrolle të rrepta si në kufi ashtu dhe në lëvizjet e qytetarëve.

Ata që hyjnë në vend, përveç demonstrimit të detyrueshëm të një testi molekular negativ PCR prej 72 orësh, gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë. Ata që zbulohen si negativë do të jenë në gjendje të hyjnë në vend dhe natyrisht të drejtohen në destinacionin e tyre bazuar në PLF që do të dorëzohet.