Ministria e Jashtme shqiptare njodton se nga dita e sotme, Serbia ka mbyllur kufijtë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. MJ thotë se askush nuk do të lejohet të hyjë në territorin serb.

“Në vëmendje të shtetasve shqiptarë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga data 20 mars 2020, autoritetet serbe kanë informuar mbylljen e kufijve të territorit të Serbisë, me qëllim evitimin e përhapjes së virusit Covid-19. Për pasojë, shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Serbi”, informon ministria.

Gjithashtu, MEPJ informon se autoritetet sllovene nuk do të lejojnë hyrjen në Slloveni për 30 ditët e ardhshme, të shtetasve të vendeve të tjera, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Slloveni.