Pas Greqisë, edhe Ministria e Jashtme Shqitpare njofton masa të reja anti-Covid në Pikën Kufitare të Kakavijës.

MEPJ njofton të gjithë qytetarët se kjo pikë kufitare do të jetë e hapur në oraret 07:00-19:00, dhe jo deri në orën 23:00, siç ishte deri tani.

Gjithashtu, do të kufizohet numri i personave që do të kalojnë, ku nga 750 që lejoheshin më parë, tani do të kalojnë 400 persona në ditë.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton përforcimin e masave anticovid në Pikën e Kalimit në Kakavijë.

Duke filluar nga data 1 mars e deri më 15 mars 2021:
– Pika Kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në vend të orës 23:00 që ishte deri tani.
– Do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë. Nga 750 persona, do të lejohen vetëm 400.
– Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, nga i cili nuk do të përjashtohen edhe shoferët e kamionëve apo mauneve.
– Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.
MEPJ rikujton se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar masave të izolimit.