Nga “Testi i Idiotit” te gjobat 150 mijë lekë për celularin, masat që propozon policia

27/02/2020 - 11:39

Policia e Shtetit njoftoi të enjten disa nga masat e parashikuara për parandalimin e aksidenteve rrugore. Ato konsistojnë në rritjen e gjobave për drejtuesit që përdorin alkolin, bëjnë sjellje të gabuara në rrugë apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit. Por, siç kishte paralajmëruar, në ndryshimet e Kodit Rrugor do të përfshihet dhe “Testi i Idiotit”. Ky test do të kryhet nga shoferët që kryejnë sjellje të gabuara në rrugë.

Disa nga ndryshimet.

Ndryshimet në Kodin rrugor:

“Testi i Idiotit” shtohet për shkelje të rënda të normave të sjelljes të përsëritura gjatë drejtimit të mjetetit, Policia e Shtetit detyron drejtuesin të kryejë vizitë mjekësore (test psikologu) për të dëshmuar aftësinë e tij për lejimin e mbajtjes së lejes së drejtimit.

Gjithashtu një pikat që shtohet është një shtesë në: “Drejtim i mjetit nën ndikimin e alkolit”. Kur drejtuesi i mjetit konstatohet me pije alkolike nga ora 19:00 deri në 06:00, gjoba është 30% më e lartë.

Gjithashtu do të rritet edhe gjoba për drejtimin e mjetit nën efektin e alkolit, nga 5 mijë shkon në 15 mijë lekë.

E njëjta gjë ndodh edhe me përdorimin e celularit në timon. Gjoba shkon nga 5 deri në 15 mijë lekë, dhe në rast se gjoba përsëritet tre herë, drejtuesit i zbriten 10 pikë nga patenta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kohë më parë emisioni “Stop” ka transmetuar rastin e një konflikti në Sarandë për një ndërtim.

Një shqiptar nga Fieri, 44-vjeçar, ka ndërruar jetën më 1 prill në qytetin e Kavadarit në Maqedoninë e Veriut.

Paraditen e sotme, banorët e lagjes nr.3 ndoqën nga afër dezinfektimin e rrugëve dhe rrugicave.

Dy sipërmarrësit e laboratorit për pajisje stomatologjike – Besar Lalike dhe Elidian Çepele i dorëzuan të mërkurën në mëngjes Qendrës Spi

Deputeti Adriatik Alimadhi i cili është prekur nga koronavirusi po trajtohet në spitalin infektiv me oksigjenoterapi.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vë

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka bërë thirrje qeverisë pas aktit normativ për garancinë sovrane shtetërore për kredinë të miratojë 4 propo

Një 84-vjeçare ka lënë sot spitalin Infektiv pasi është shëruar nga COVID-19.

Ditën e enjte, më datë 9 prill Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje emergjente me mjete të komunikimit elektronik.