Ngacmoi studenten, merret në pyetje efektivi i FNSH-së

12/02/2019 - 18:09

Pak minuta pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e një studenti që tregonte për një tentativë përdhunimi në fakultetin Juridik të Shkodrës, mësohet se efektivi i policisë i forcave të FNSH-së është marrë në pyetje nga SHÇBA.

Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se efektivi po jep deklaratën e tij për rastin. Sipas të njëjtave burime, efektivi i FNSH-së ka deklaruar se e pëlqente vajzën, studente e juridikut dhe ia ka shprehur këtë gjë.

Por kur ajo e ka refuzuar e ka kapur për krahu dhe vajza është trembur për shkak të armës së shërbimit që mbante efektivi. Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës policie të moshës rreth 25-26 vjeç.

Denoncuesi që dërgoi mesazhin tek ish-kryeministri Berisha shkruante se një punonjës policie, efektiv i FNSH-së i veshur civil ka ngacmuar vajzat e fakultetit juridik dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë, por është kapur në kohë nga studentët që e kanë mbyllur në banjë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qytetarët e Durrësit janë të dyjëzuar, ndërsa nuk mungojnë as personat indiferentë, përsa i përket situatës së nxehtë në të cilën ndodhet

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të enjten në dhomën e këshillimi t’i hapë rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar

Një grup mbështetësish të PD-së, janë grumbullua për të pritur me protestë kryeministrin Edi Rama në Gjirokastër. 

Disa zona në Tiranë do të jenë pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve që po bëhen për instalimin e rrjetit 20 kv në një kabinë q

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur për të diskutuar edhe kërkesën e grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e Arta Mar

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, vijon me denoncimet e tij lidhur me plagjiaturat në doktoratura apo artikuj shkencorë.

Polici nga Dukagjini Berhan Bajrakurti, me gjasë pritet të lerë qelinë ditën e sotme pasi ka rezultuar se personi që ai ka bërë filmimin

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zhvillimit të palejuar të lojërave të fatit.

Ardhja e një sistemi vranësirash do të kushtëzojë mot me vranësira të shpeshta dhe alternime kthjellimesh në pjesën më të madhe të vendit