Ngërçi me Kushtetuesen/ Ambasada e SHBA: Çojeni në Komisionin e Venecias

21/11/2019 - 09:38

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi përplasjet e institucioneve në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat, ambasada e quan hap madhor në procesin e reformës në drejtësi ringritjen e Kushtetueses ndërsa propozon që çështja t'i dërgohet Komisionit të Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor.

DEKLARATA E PLOTË

Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.

Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shpejtësia e lartë është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda për jetën.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dë

Janë me qindra familjet durrsake që vazhdojnë të paraqiten çdo ditë para bashkisë së Durrësit për të paraqitur dokumentacionin e nevojshë

Qiratë e banesave janë rritur në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones zhvilluan sot një takim me P

Rruga "Aleksandër Goga" nga Spitalla në Porto Romano është një prej nyjeve më të rrezikshme për të qarkulluar.

Ditën e nesërme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëjë transferimin e prokurorëve të mbetur te Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime