Përmes një deklarate për shtyp, Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri shprehen se janë të tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy personave nga familja Josifi.

Zëdhënësi Arben Lubonja thotë se anëtarët e kësaj familjeje jo vetëm që nuk kanë qenë pjesë e organizatës por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait.

“Po informojmë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës tonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait”.

Më tej në deklarëte thuhet se përpjekjet për ta lidhur këtë ngjarje, apo çdo element tjetër të saj me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht e pabazë, madje fyese për besimin tonë.

“Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasje me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimine ‘Dëshmitarëve të Jehovait’”.