Drejtori i komanduar i policisë së Elbasanit, Altin Qato ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se qyteti i Elbasanit ka siguri, pavarësisht se siç theksoi ai, kohët e fundit kanë ndodhur disa ngjarje të cilat kanë cënuar rendin dhe sigurinë e këtij qyteti.

Qato tha se është detyrë e policisë së Elbasanit që të zbardhë ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur në të kaluarën në këtë qytet të cilat janë pa autor.

“Nuk është mirë kur problemet apo dinamika zmadhohet se japin një percepim të gabuar pasi rendi përveçse ka të bëjë me masat tona, me sigurinë, ka të bëjë edhe me përceptimin e publikut.

Normalisht, Elbasanin ne nuk e quajmë një qytet që nuk ka siguri, ka siguri, ka pasur disa probleme, disa ngjarje me të cilat ne po merremi e shume shpejt do zbardhen. Synimi është të parandalojmë ngjarjet kriminale, por edhe për të goditur ngjarjet e mëparshme që kanë mbetur pa autor. Ju garantoj se siguria eshte siguri normale, policia e ka në kontroll situatën pavaresisht se ka pasur disa ngjarje qe paten impaktin e vet, por edhe perceptimi mediatik beri efektin e vet negativ”.