Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit shkatërruan me mijëra banesa në vendin tonë. Raportohet se tërmeti ka kthyer në të pabanueshëm edhe objektin që në Durrës e njohin të gjithë si pallati i Parashqevisë. Pallati ku deri në vitin 1997 jetoi këngëtarja Parashqevi Simaku, ka pësuar dëme dhe dëmtime të shumta.

Pranë ekspertëve shqiptarë dhe të huaj ishte edhe ish- kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili ka ndjekur nga afër konstatimin e dëmeve të këtij pallati. Ikona e muzikës shqiptare të pas viteve 90, Parashqevi Simaku, ka vite që nuk ka shkelur në Durrës.

Ani Simaku jeton aktualisht me familjen e tij në shtëpinë e hallës së tij, Parashqevi Simaku. Ai rrëfeu për “ABC News” telefonatën që ka pasur me këngëtaren e njohur pas tërmetit. Sipas tij, shqetësimi kryesor i këngëtares është lidhur më shumë me familjarët, sesa me dëmet që pësoi godina.