“Nipi i prokurorit të egër të diktaturës”, reagon kandidati për kryeprokuror Olsian Çela

15/11/2019 - 22:22

Mbiemri “Çela” dhe profesioni “prokuror”, janë dy detaje që aksidentalisht e lidhën Olsian Çelën me prokurorin famëkeq të kohës së diktaturës.

Prokurori i ri i kohëve të sotme ka dëgjuar me siguri për ish-prokurorin gjakatar, por ndoshta kurrë nuk i kishte shkuar në mëndje se qoftë edhe për pak orë, do të gjendej nëpër rrjetet sociale e disa media, si nipi i tij, pra nipi i prokurorit komunist Aranit Çela.

I sapo renditur në krye të listës së kandidatëve për Prokruror i Përgjithshëm, Olsian Çela, ishte një ndër emrat më të përmendur nëpër rrjete sociale gjatë ditës së enjte…qindra statuse personash publikë e të tjerë iu sulën duke e lidhur me gjyshin e supozuar, prokurorin e diktaturës, Aranit Çela, me të cilin për rastësi mban të njëjtin mbiemër.

“Ky është gjyshi im i pushkatuar nga gjyshi i atij që kryeson listën e kandidatëve për Prokuror i Përgjithshëm. Ta gëzoni reformën në drejtësi!” janë fjalë të shkëputura nga një status në facebook i Genc Sejkos, një prej personazheve më aktive në rrjetet sociale, i njohur për memet e tij të goditura. Por pak orë më vonë, në mëngjesin e së premtes, Genc Sejko kërkoi ndjesë publikisht duke sqaruar se informacionet për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm i kishte të gabuara:  Kurrë nuk kam qenë më i lumtur që isha gabim”, shkruan ndër të tjera Sejko.

Sepse Olsian Çela nuk ka asnjë lidhje farefisnore me ish-prokurorin e diktaurës. I pyetur nga ABC News, ai tha: “Nuk kam asnjë lidhje farefisnore me Aranit Çelën”.

Kandidati për kryeprokuror Olsian Çela ka përgënjështruar lajmin duke mohuar kategorikisht lidhjen familjare me Aranit Çelën. Sulmi mediatik ndaj Olsian Çelës vjen menjëherë pasi është renditur i pari në garën për Prokuror të Përgjithshëm duke marrë pikët më të larta në renditjen e KLP-së.

Me 459 pikë, është renditur në krye të listës së KLP-së, kandidati për Prokuror i Përgjithshëm Olsian Çela. Ai ka lënë pas dy kandidatet e tjera, Arta Marku me 406 pikë dhe Fatjona Memçaj me 362 pikë.

Është kandidati i vetëm për Kryeprokuror që është paraqitur me një platformë që parashikon cila do të jetë Prokuroria e Përgjithshme e drejtuar prej tij.

Ish-drejtues i Krimeve të Rënda, në kohën e tij ka goditur grupe kriminale si ai i Shullazit dhe ka hetuar çështjen e Xibrakës. Është një ndër prokurorët që veçohet për profesionalizëm dhe integritetin në detyrën e tij prej, 18 vitesh./abcnews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Makineritë janë fikur prej mëngjesit të 26 nëntorit në kapanonet e kompanisë së riciklimit  “Edipack” në Porto-Romano të Durrësit, ndërsa

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi morën peng një 23-vjeçar nga Maqedonia.

Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

 Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka qenë sot bashkë me kryetarin e bashkisë së Durrësit Zhulien Varfaj tek kompleksi “Jedas", në lag

Zv/Kryeministri Erion Braçe zbuloi se koncesioni i rrugës Milot-Balldre është anuluar.

Drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, Teuta Dobi është shkarkuar sot nga puna.

Më 6 dhjetor 2019, në njësinë administrative Manëz në bashkinë e Durrësit, përfundoi instalimi i njësive të lëvizshme të banimit që Gazsj

Një nga ngjarjet më të rënda të tërmetit që ndodhi në datën 26 nëntor ishte padyshim tragjedia në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq n

Në një kohë kur Durrësi ka hyrë në ditën e 11-të që nga tërmeti shkatërrimtar i datës 26 nëntor, bilanci i dëmeve në terren sa vjen e rën

Mëngjesin e 26 nëntorit, Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur.