Pas përfundimit të festave të fundvitit në vendlindjen e tyre, emigrantët shqiptarë tashmë po kthehen drejt vendeve të tyre të punës.

Burime për "DurrësLajm" bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme do të nisen nga porti i Durrësit drejt Barit dy tragete me rreth 1500 pasagjerë dhe 1 për Ancona me rreth 500 pasagjerë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se koha pritet të përkeqësohet në vijim ku pritet erë e fortë nga verilindja.

Më herët, Kapiteneria e Përgjithshme Detare tha se moti i keq do të përfshijë sot detin Adriatik dhe Jon ndërsa paralajmëroi subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore të bëjnë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme.