Nis kthimi i plazhistëve, policia: Kemi ndëshkuar 57 shoferë për parakalime të gabuara

01/08/2020 - 19:21

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, që të mos krijohen probleme në trafik. Në një postim në mediat sociale, Policia njofton se ka nisur prej orës 18:00, kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare, por shton se situata në rrugët kryesore është e qetë. 

“Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara", njofton Policia. 

REAGIMI I PLOTË:

Prej orës 18:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare drejt Tiranës, konkretisht: Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm. Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve. Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm. Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime.

Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime. Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir. Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme. Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme.

Policia Rrugore edhe këtë pasdite ka shtuar shërbimet, me uniformë e civilë, për të monitoruar trafikun. Nga Gjiri i Lalzit deri në Tiranë janë ndëshkuar 21 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Rana e Hedhun, Shëngjin deri në Milot janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara. Nga Miloti deri në Rinas janë ndëshkuar 13 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Akset kryesore rrugore po monitorohen me radarë dhe deri tani janë pezulluar 18 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara. Nga monitorimet me shërbime civile janë konstatuar dhe ndëshkuar 78 drejtues mjetesh që përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe 45 drejtues që nuk kishin vendosur rripin e sigurimit. Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjeteve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Problemi i trafikut në fundjavë  këtë sezon turistik ka qenë shumë i theksuar. Çdo të shtunë paradite dhe të dielë pasdite fluksi i makinave në rrugët që lidhin qytetet me zonat bregdetare është shumë i lartë dhe shpesh është krijuar dhe trafik. Shoferët ankohet për mungesë të forcave të Policisë në rrugë, por unfirmat blu thonë se drejtuesit e mjeteve shkelin rregullat e qarkullimit rrugor ndaj dhe krijohet trafiku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të kth

Pedagogu i Universitetit të Arteve dhe skulptori i njohur, Arben Bajo humb betejën me Covid-19.

Këtë të diel, deri në mesditë moti parashikohet të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

“Është taktika që ndjek korrupsioni i nxitur nga babëzia. Gjithçka fillon dhe mbaron te babëzia.”

Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 124 persona janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilet 4 jane regjistruar ne

Situata e infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri vijon të mbetet serioze.

Zona historike e Durrësit, nga Amfiteatri te Kulla Veneciane, Kështjella, Hamami Mesjetar, duke përfshirë dhe disa shtëpi historike e ish

Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet, Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të shteteve të c