Ka nisur edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës. Mbi 2500 vrapues nga Shqipëria dhe më shumë se 42 shtete të ndryshme, do sfidojnë veten dhe kolegët e tyre në 3 kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”. Ajo që bën të veçantë këtë Maratonë është itinerari panoramik ku do të kalojë dhe pjesëmarrja e disa sportistëve profesionistë nga vende të ndryshme të botës që kërkojnë të thyejnë rekorde.

Në fjalën e tij para nisjes së Maratonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se kjo garë që është kthyer në një ekseriencë të bukur për kryeqytetin dhe për këtë falenderoi të gjithë pjesëmarrësit që kanë ardhur nga të katër anët e botës.

“Shumë faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Një duartrokitje për ata që kanë ardhur nga Kosova nga qytete të tjera të Shqipërisë, nga qytete të tjera të Europës. Nga Asutralia, Zelanda e Re., Japonia, Kina, Amerika, Kanadaja, Kili. Nga të gjithë bota. Faleminderit që keni ardhur në Tiranës, jam i sigurt që do të largoheni jo vetëm me një eksperiencë fantastike, por edhe me miq të rinj”, tha Veliaj.

Ai shtoi se personalisht do të vrapoi për kauzën e atyre që u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit duke dashur që të ndërgjegjësojë sa më shumë qytetar për të ardhur në ndihmë dhe kontribuar në përballimin e kësaj situate. Maratona vjen me një itinerar panoramik dhe reklamon zonat më të bukura të Tiranës urbane dhe Parkut të Liqenit Artificial.