Të gjitha kioskat që tregtojnë ushqime të shpejta apo mallra të tjera për nxënësit pranë shkollave të Durrësit do të hiqen.

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit bëri evidentimin, verifikimin e dokumentacioneve dhe njoftimet për largimin e të gjitha kioskave në të gjitha shkollat e qytetit.

Kryebashkiakja Valbona Sako, bën të ditur se sipas procedurave ligjore, do të organizohet një aksion për lirimin e këtyre hapësirave publike.

Shpeshherë është ngritur zëri për shtimin e masave dhe kontrolleve ndaj kioskave që tregtojnë ushqime të shpejta, pasi janë në kushte të jopërshtatshme dhe ka pasur raste dhe helmimi të fëmijëve për shkak të produkteve të skaduara.